
Rocco Vata, djali i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka nënshkruar ditën e djeshme një kontratë 3 vjeçare me ekipin legjendar të Skocisë, Celtic.
Presidenti Ilir Meta që është një tifoz i deklaruar i klubit skocez me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka uruar 15 vjeçarin për nënshkrimin e kontratës, duke u shprehur se shpreson që Rocco të ecë në gjurmët e të atit dhe të bëhet një yll i futbollit.
"Urime Rocco Vata për nënshkrimin e një kontrate 3-vjeçare me # CelticFC. Një lajm shumë i lumtur që vjen në 2 vjetorin e takimit tim në Sarajevë me tifozët e mrekullueshëm të ekipit të zemrës sime. Unë uroj që ai të ndjekë gjurmët e babait të tij Rudi dhe të bëhet një yll i shndritshëm", shkruan Meta.
Congratulations Rocco Vata for signing a 3-year contract with #CelticFC. A very happy news which comes on the 2nd anniversary of my meeting in Sarajevo with the wonderful fans of the team of my. I wish him to follow in the footsteps of his father Rudi and become a shining. pic.twitter.com/RoVwXJpyRp
-- Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) July 11, 2021