Bernard Berisha ka reaguar nga Rusia për situatën e vështirë që po kalon skuadra e Skënderbeut. Mesfushori që shkëlqeu me korçarët, ka mbështetur ish-ekipin e tij dhe presidenti Ardian Takaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtatshkurtri shfaqet në një foto me kreun e klubit bardhekuq gjatë kohës kur ishte pjesë e skuadrës. Emocionon me fjalët e tij teksa shkruan: "Të tjerët le të flasin. Historia tregon të vërtetën. Skënderbeu kampion", përfundon ai.
Kujtojmë që Berisha ishte pjesë e Skënderbeut në sezonet 2014-2016 duke qenë një nga titullarët kryesorë të ekipit korçar.

Poll