Sot, feston datën e lindjes një nga ikonat e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari. Ish-lojtari i njohur i Kombëtares dhe veçanërisht ekipit dinamovit mbush sot 56 vjeç.
Në këtë ditë speciale të tij, s’mund të mungonte as urimi i klubit në të cilin ai u rrit dhe kontribuoi për vite me radhë, Dinamos. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, kryeqytetasit urojnë 56-vjeçarin:
“Sulejman Demollari feston sot 56-vjetorin e lindjes!
FK Dinamo i përcjell urimet më të sinqerta legjendës së futbollit shqiptar dhe atij Dinamovit në veçanti,
Gëzuar, edhe 100 vite të lumtura Kampion!”
Edhe stafi i redaksisë së Newsport.al i uron legjendës Demollari jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Poll