
Ditën e sotme 6 skuadra të Superligës do të zbresin në fushë. Teuta e Bledi Shkëmbit pas barazimit ndaj Kastriotit do të luajë një tjetër takim, këtë herë ndaj Laçit. Sfidë e cila do të zhvillohet në orën 13:30 në "Olimpik Park". Sfida tjetër miqësore është ajo mes Kamzës dhe Kastriotit. Skuadra e Ernest Gjokës do të përballet ndaj Kastriotit. Dy ekipe që renditen në fundin e tabelës së klasifikimit në kampionat do të luajnë mes tyre në orën 13:00 në Komplesin e Ekipeve Kombëtare Kamzës.
Miqësorja e tretë është ajo mes Tiranës dhe Besës. Ekipi kryeqytetas do ndeshet ndaj skuadrës së Maganit në orën 13:30. Flamurtari do të masi forcat ndaj Bylisit, skuadra e Dajës edhe pse nuk është në një moment të mirë për shkak të çështjeve të rrogave vazhdon stërvitjen normalisht dhe sot është programuar miqësorja ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë që aktualisht ndodhet e para në Grupin B. Teste që do tu shërbejnë trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të nisje së kampionatit.