Mesfushori i Kombëtares shqiptare, si dhe klubit të Basel në Zvicër, Taulant Xhaka feston ditëlindjen e 29-të ditën e sotme. Federata Shqiptare e Futbollit mëngjesin e sotshëm ka uruar për ditëlindjen mesfushorin kuq e zi.
Vetëm pak ditë më parë më 25 mars, Taulant Xhaka ndau me të gjithë fansat dhe miqtë e tij edhe lajmin e gëzueshëm se ishte bërë baba për herë të parë. Duke ruajtur traditën Xhaka i vendosi emër tipik shqiptar djalit të tij, Klevis.

Poll