Ditë e trishtë për Iris Selimin. Trajner i përgatitjes fizike në Akademinë e Tiranës ka bërë një postim në rrjetet sociale duke kujtuar vëllain e tij të ndjerë.
Ai shfaq hapur mërzinë, ndërsa thekson e tregon mirësinë që e karakterizonte. Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Selimi shkruante:
“Sot është një ditë e trishtë për mua dhe familjen time. Në 1 vjetorin e largimit të vëllait të dashur, Enrikut tonë, boshllëku që na ka lënë me ikjen e tij nga kjo botë nuk do të na largohet kurrë.
Mbetesh gjithmonë në zemrat tona vëlla me kujtimet pafund dhe dashurinë që na ke dhuruar. U prefsh në paqe vëllai im”.
