Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, Armand DUKA: Kritikat do trajtohen me seriozitet nga FSHF

Shkruar nga NEWSPORT

2 korriku është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë. Në lidhje me këtë datë, kreu i FSHF-së, Armand Duka ka uruar pjesën sportive të gazetarëve në vendin tonë, duke theksuar se kritikat do trajtohen me seriozitet nga FSHF.

Postimi:

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit është momenti ideal për të falenderuar të gjithë profesionistët e medias, tek të cilët gërshetohen ambicia për të vërtetën dhe pasioni për sportin. Falenderoj të gjithë gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse të cilët punojnë pa u lodhur, shpeshherë në kushte të vështira, për të mirën e futbollit shqiptar: Me angazhimin dhe përkushtimin tuaj na ndihmoni përditë në punën tonë.

Kur kritikat janë të sinqerta dhe të vërteta, FSHF i trajton me seriozitet dhe mirënjohje. Suksesi i futbollit shqiptar është rezultat i punës së përbashkët dhe gazetaria sportive ka një kontribut të paçmuar.

Në këtë ditë Botërore të Gazetarëve Sportivë, ju jam mirënjohës të gjithëve, dashamirësve dhe kritikëve. Ju inkurajoj të paraqisni me punë dhe përkushtim sukseset e futbollit shqiptar. Në FSHF do ta gjeni gjithnjë derën e hapur!

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga