
Javën e ardhshme, do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Para kësaj supersfide, tifozëritë e dy ekipeve ishin në ankth për shkak të një dënimi të mundshëm të klubit bardheblu për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës që lamë pas kundër Luftëtarit.
Por, fatmirësisht organi i drejtësisë sportive në vend ka vendosur ta dënojë klubin e Tiranës vetëm me gjobë. Sanksionet e mundshme mund të shkonin deri aty sa që dyert e stadiumit "Selman Stërmasi" të mbylleshin për disa ndeshje, pra të luhej pa tifozë.
Megjithatë sot u vendos që klubi i Tiranës të dënohet me vetëm 300 mijë lekë gjobë, duke qetësuar në këtë mënyrë tifozët bardheblu dhe ata të kuq, të cilët do të mund ta ndjekin nga shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi".