Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Disfata ndaj Anglisë, Bërsheni vë me "shpatulla pas muri" kuqezinjtë: Si një ekip i të Parës me një të Kategorisë së 3-të

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia para pak ditësh në Air Albania, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë pësuan nga një gol për secilën pjesë, në një 90 minutësh të vuajtur për tanët.  Për këtë sfidë ka dhënë mendimin e tij edhe Lulzim Bërsheni,  një nga futbollistët që ka shkëlqyer me Vllazninë në vitet 80'.

Një tifoz e pyet se si të duk ndeshja me "3 luanët", me Bërshenin që shprehet se nuk i pëlqeu fare ajo që pa atë natë. Ai bën edhe një krahasim, teksa thotë se ngjanin  si një ekip i Kategorisë së Parë me një të Kategorisë së 3-të, skuadra të cilat përballen me njëra tjetrën.

"Kombëtaren e pashë. Nuk më pëlqeu, pasi na mundën lehtë. Dukej sikur po luante një ekip i Kategorisë së Parë me një ekip të Kategorisë së 3-të. Më vjen keq që bëj këtë krahasim, por ky është niveli që ndan dy skuadrat.  Unë këtë pashë, e nuk po futem fare në anën taktike e teknike" -shkruajti ai.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga