
Fernandinho Sant ishte një nga afrimet e Erzenit në këtë merkato vere. Mesfushori ka bindur drejtuesit e shijakasve, por ende nuk ka një kontratë me te. Ai është aktivizuar edhe në takimet miqësore të Egnatias duke bindur stafin teknik me në krye Xhevahir Kapllani. Mirëpo duket se vonesa e firmës në kontratë ka bërë që lojtari të shprehë pakënaqësi.
Mësohet se në këtë situatë mund të përfitojë Bylis. Ballshiotët njihen si nuhatës të mirë të lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në sezonin e ri, ndaj mund të përshpejtojnë të rrëmbejnë në gjirin e tyre 27-vjeçarin brazilian. Ai ka një karrierë të pasur ku është aktivizuar me SE Gama, Portimonense, Penafiel, Fatima, Condeixa dhe së fundmi me Ethniko Piraues në kampionatin grek.