Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO zbret në fushë pas dy muajsh, kryeqytetasit zyrtarizojnë orarin e përgatitjeve në grup

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO zbret në fushë pas dy muajsh, kryeqytetasit zyrtarizojnë

Futbolli në Shqipëri është në udhë të mbarë për të rinisur sezonin në fillimin e muajit qershor, ndërsa është Dinamo që ka konfirmuar se nesër në orën 10:00, nën drejtimin e italianit Cammarata do të zbresin në fushë pas dy muajsh.

Përgatitjet do të zhvillohen në Pezë, ndërsa nga njoftimi i klubit mbetet të kuptohet se stërvitja do të jetë në grup dhe jo individuale. Skuadrat duhet të respektojnë rregullat higjieno-sanitare, ndërsa kusht për rinisjen është dizinfektimi i ambienteve sportive dhe atyre të zhveshjes.

Njoftimi i Dinamos:

Dinamovitët nën drejtimin e trajnerit Fabrizio Cammarata, rinisin përgatitjet për vazhdimin e kampionatit të ndërprerë nga situata e krijuar prej Covid-19.
Pas më shumë se dy muajsh, 18 herë kampionët e vendit do të zbresin në fushën e Pezës nesër në orën 10:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga