Sot është luajtur ndeshja e radhës e Play-Off, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Burreli nuk ka arritur të fitojë në shtëpi kundër Korabit, ku është mposhtur me rezultatin 1-0.
Matianët kanë reaguar ashpër në faqen zyrtare në Facebook, ku fajësojnë gjyqtarin e takimit, Olsid Ferataj. Sipas tyre, ky i fundit ka ndikuar në rezultatin e takimit duke mos akorduar një penallti të dukshme në favor të tyre.
"Është e pabesueshme çfarë bën kamikazi i Federatës, Olsid Ferataj. I mohohet një 11-metërsh Burrelit", shkruhet në faqen zyrtare të Burrelit.
Pas kësaj ndeshje, Dinamo merr kryesimin me 38 pikë, të ndjekur nga Burreli me 37 dhe Korabi me 36 pika. Lufta për t'u ngjitur në elitë është mjaft e fortë, ndërsa verdikti përfundimtar do të mësohet vetëm pas 4 javësh.
