Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo surprizon Apoloninë, fierakët "thyhen" në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo surprizon Apoloninë, fierakët "thyhen" në

Dinamo ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 kundër Apolonisë, në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit. Skuadra e Allmuçës ka bindur në lojë, teksa ka shënuar 3 herë në portën e fierakëve.

Pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultatin 0-0, ku Dinamo ishte më këmbëngulëse, por të besuarit e Demirajt ishin të vendosur mirë në prapavijë duke mos lejuar shumë hapësira.

Ndërsa fraksioni i dytë i lojë dhuroi spektakël. Ishin kryeqytetasit që kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 60-të, ndërsa 6 minuta më vonë fierakët barazuan me Blerim Krasniqin. Do të ishin sërish të besuarit e Allmuçës, të cilët në minutën e 75-të fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Gërço. Për të vulosur rezultatin mendoi Enkel Alikaj. Mesfushori dinamovit gjuajti nga jashtë zone dhe arriti ta çonte topin në trekëndëshin e portës së Apolonisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga