Dinamo do të hyjë fuqishëm në merkato për të ndërtuar një skuadër të denjë për elitën e futbollit shqiptar. Emrat e përfolur deri tani flasin vetë. Ndërhyrje në çdo repart sidomos tek ai i portës, ku Crosta nuk ka bindur stafin teknik.
[caption id="attachment_695785" align="alignnone" width="374"] Clement Boye[/caption]
Drejtuesit janë vënë në kërkim të një gardiani të ri dhe duket se e kanë gjetur në Kategorinë e Parë. Clement Boye është emri i shënjestruar nga blutë. Portieri afrikan ka spikatur këtë sezon me Tomorin.
Ganezi 21-vjeçar në 24 ndeshje këtë sezon e ka mbajtur 10 herë portën të paprekur dhe po shqyrton me kujdes ofertën e “nëndetëses”. Boye dëshiron minutazh të lartë pavarësisht moshës së re dhe nëse mer garancinë nga trajneri Mehmeti mund të kemi një marrëveshje mes palëve.