Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo nuk ndalet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Skënderbeut dhe të Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo nuk ndalet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Skënderbeut dhe

Klaudjo Hyseni është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Mesfushori 26-vjeçar është prezantuar sot në klubin kryeqytetas duke u bërë pjesë e projektit ambicioz të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ai ka firmosur një kontratë që e bën atë pjesë të "Nëndetëses Blu" për dy sezonet e ardhshme. Në njoftimin e klubit për mediet thuhej:

"Klaudjo Hyseni që prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i Dinamos.

Mesfushori 26-vjeçar i cili ka luajtur edhe në superiore me Skënderbeun e Teutën si dhe me disa ekipe në kategorinë e parë, ka zgjedhur Blutë dhe projektin e presidentit Pontrelli për vazhdimësinë e karrierës, duke hedhur edhe firmën mbi kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën dinamovite.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga