Dinamo u ngjit në Superligë, pas shumë vitesh mungesë. Mes shumë urimesh për blutë, është edhe ai i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan: Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.
Meta ka pozuar me disa nga legjendat e Dinamos në vite, si Sulejman Demollari, Ilir Përnaska, Mujo Tagaj, Halit Gega dhe Ermal Tahiri.
Dinamo nuk ka qënë pjesë e elitës së futbollit shqiptar prej 9 vitesh. Sezoni fantastik i bërë u shpërblye, teksa nga viti i ardhshëm do i shikojmë në Kategorinë Superiore.

Poll