Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO ndjen dorën e italianëve, ka festë në kampin "Blu"

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO ndjen dorën e italianëve, ka festë në kampin

Dinamo vijon punën për javën e ardhshme në Kategorinë e parë. "Nëndetësja" blu do të presë në shtëpi Tërbunin, me qëllimin për të marrë tri pikët e para këtë sezon. Ekipi kryeqytetas vuan prej disa vitesh në kategoritë inferiore, duke mos gjetur "çelësin" e zgjidhjes së situatës. Së fundmi pronësia e klubit ka kaluar te një kompani italiane, me në krye administratorin Marco Pontreli.

Fundjava që lamë pas ka kthyer gëzimin në kampin "Blu", pasi janë shpërndarë rrogat. Edhe pse administratori italian nuk gjendet në Shqipëri, stafi dinamovit është kujdesur që të gjithë lojtarët të marrin pagesën në kohë. Në krye të herës, drejtuesit e rinj kanë theksuar se çështja e pagave nuk do jetë problem te Dinamo, me ekipin që duhet të shqetësohet vetëm për fushën e blertë. Dinamo mban pozitën e fundit në klasifikim, me vetëm dy pikë pas nëntë javëve të luajtura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga