Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO kontakton ish-kapitenin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO kontakton ish-kapitenin e Egnatias

Gëzim Krasniqi mbylli aventurën me Egnatian, me ish-kapitenin që tanimë kërkon një tjetër skuadër për aventurën e re në futbollin shqiptar. 32 vjeçari për dy sezone ishte pjesë e rrogozhinasve, duke dhënë kontribut për ngjitjen dhe qëndrimin e tyre në Superligë.

Duket se Dinamo ka kontaktuar lojtarin, me këtë të fundit që nuk ka vendosur ende se ku do luajë sezonin që vjen. I dalë nga Besa e Kavajës, Krasniqi shkëlqeu me Kukësin nga 2018-2020, teksa më herët ka luajtur edhe me Partizanin, Flamurtarin apo edhe Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut.

Me 199 ndeshje në Superligë, Krasniqi është një njohës i mirë i futbollit shqiptar, teksa jo më kot ka luajtur me skuadra me emër në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga