Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO kërkon fitoren e parë në këtë edicion, klubi surprizon tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO kërkon fitoren e parë në këtë edicion, klubi

Dinamo do të luajë sot në orën 13:00 ndeshjen e javës së shtatë për kategorinë e parë. Përballë "bluve" në Pezë do të jetë Kastrioti, ekip pretendent për t'u ngjitur në kategorinë Superiore. Dinamovitët kërkojnë me ngul fitoren e parë "në shtëpi", teksa për drejtuesit dhe stafin e ri italian, mbijetesa as që diskutohet. Kryeqytetasit lëngojnë prej vitesh në kategorinë inferior, teksa nuk kanë parë ende fitoren e parë gjatë këtij sezoni.

Ekipi që vetëm para pak javësh ka kaluar në administrimin e një stafi italian, kërkon fitoren e parë për të mos mbetur në fundin e renditjes. Dinamo ka siguruar vetëm një pikë në gjashtë përballjet e sezonit, duke alarmuar drejtuesit. Ekipi ndodhet I grumbulluar për sfidën ndaj krutanëve, duke I dhënë rëndësinë e nevojshmë kësaj sfidë, për të synuar kthesën e shumëpritur. Klubi bën me dije se ditën e sotme, hyrja në kompleksin ku do të zhvillohet sfida është falas; duke kërkuar kështu mbështetjen e tifozëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga