Dinamo dhe Erzeni do të përballen sot në orën 17:00 në Niko Dovana për javën e 13-të të Superiores. Skuadrat kërkojnë 3 pikët për të lënë pas momentin negativ, 3 pikë të cilat janë shumë të rëndësishme në këtë moment ku ndodhen skuadrat.
Sektori i Arbitrave pranë FSHF ka emëruar edhe ekipin gjykues për këtë sfidë. Arbitër kryesor do të jetë Albert Doda, i cili do të ndihmohet nga Emigers Ganxhi dhe Gerald Cenolli, i katërt Ditmir Grimci. Në VAR dhe AVAR do të jenë Indrit Myrtja dhe Rejdi Zajimi
Dinamo-Erzeni
Arbitër kryesor: Albert Doda (Tiranë)
Asistent 1: Emigers Ganxhi (Elbasan)
Asistent 2: Gerald Cenolli (Korçë)
Arbitër i 4: Ditmir Grimci (Shkodër)
VAR: Indrit Myrtja (Shkodër)
AVAR: Rejdi Zajimi (Tiranë)