Dinamo sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë. Pjesë e Bluve është edhe sulmuesi Reginaldo. Pas fundit të sezonit në Superligë, sulmuesi u largua nga Shqipëria, teksa vijon pushimet në Mozambik.
Nga vendlindja, Reginaldo ka pozuar me mjetin e ri, duke treguar se po kalon kohën duke bërë xhiro me biçikletë.
Teksa Dinamo ka lënë Tiranën dhe është zhvendosur në Pogradec për fazën përgatitore, duket se Reginaldo nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri, teksa nga klubi s’ka asnjë lajm për largimin e tij zyrtar.