Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DINAMO do vendin që i takon, trajneri ALLMUÇA dhe kapiteni SHETA i japin fund pritjes: Rikthimi nuk është I PAMUNDUR

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO do vendin që i takon, trajneri ALLMUÇA dhe kapiteni SHETA i

Dinamo ka gjetur ritmin dhe kushtet e duhura për t'u rikthyer në Kategorinë Superiore 7 vjet pas rënies katastrofale në Kategorinë e Parë. Pas shumë peripecive të mungesës së financimeve dhe kontigjentit të kufizuar të lojtarëve, këtë sezon Dinamo po merr formën e duhur për t'u kthyer sërish në elitën e futbollit shqiptar. Përpara nisjes së gjysmës së dytë të sezonit në Kategorinë e Parë, trajneri i "bluve" Igli Allmuça dhe kapiteni Arian Sheta janë optimistë se pas vitesh të tëra vuajtje, 18-herë kampionët e Shqipërisë besojnë se sezoni është ende i gjatë dhe mund të arrijnë të bëjnë mrekullinë, edhe pse përballë kanë Vllazninë që nuk e ka lëshuar kreun që nga fillimi i sezonit.

"Pas shumë viteve, përpjekjet e Dinamo po dalin për mirë. Këtë vit gjërat kanë ndryshuar për mirë. Po stërvitemi në kushte komode, pagesat janë super korrekte. Rezultatet kanë qenë të mira me grupin që kemi pasur. Fati jonë i keq që luajmë me Vllazninë, skuadër që ka qenë e kompletuar. Është po ajo e Superligës. Mendojmë të bëjmë më të mirën për këto ndeshje që na kanë mbetur", u shpreh Allmuça për "RTSH Sport".

"Kjo është eksperienca ime e parë në Kategorinë e Parë. Po them që kam gjetur ekipin e duhur. Mendoj që për këtë vit, e di që do të jetë shumë e vështirë për t'u ngjitur por jo e pamundur", deklaroi Sheta për "RTSH Sport".

Dinamo e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë në grupin A me 24 pikë, 11 më pak se Vllaznia kryesuese dhe 4 pikë më pak se Erzeni i vendit të dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga