
Diego Costa e mbylli aventurën e tij me Atletico Minieiro në Brazil. Sulmuesi është pranë rikthimit në Londër, aty ku më herët 33 vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Chelsea. Janë rivalët e Arsenal ata që kanë shprehur interes për Costa, me Artetan që do fuqizonte sulmin.
Aftësitë e Costa dihen, teksa pas një viti braziliani do rikthehej në futbollin e madh evropian, qysh pas largimit nga Atletico Madrid në janarin e 2021.
Duke qenë lojtar i lirë, Topçinjtë kanë përfituar nga situata, duke nisur bisedimet me lojtarin. Problem për momentin mbetet paga e lartë e Costa, teksa negociatat mund të sjellin edhe bindjen e tij për të veshur fanellën e një tjetër klubi në Premier League, veç Chelsea.
Poll