Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dhunimi i arbitrit në Peqin, reagon ashpër FSHF-ja

Shkruar nga NEWSPORT
Dhunimi i arbitrit në Peqin, reagon ashpër FSHF-ja

Aktet e dhunës janë rikthyer në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Në ndeshjen e sotme mes Shkumbinit dhe Dinamos (1-1)  arbitri Sokol Bebja është dhunuar barbarisht në fushën e lojës. Ishte klubi i Dinamos që bëri në fillim një denoncim për dhunënm duke e konsideruar si të papranueshme. Persona të pautorizuar zbritën në fushë, duke dhunuar arbitrin e ndeshjes.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me këtë akt, duke iu bërë thirrje organeve të rendit që të zbatojnë ligjin duke vënë përpara autorët.

"Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga