Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dhuna në Kategorinë e Dytë, Këlcyra reagon dhe akuzon me emra: Duan të nxjerrin Maliqin në të Parën, çdo gjë brenda normave sportive

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme në Kategorinë e Dytë është rikthyer sërish dhuna. Sfida mes Këlcyres dhe Maliqit është mbyllur me polemika dhe dhuna ku një prej lojtarëve të Maliqit, Xaka përfundoi në spotal me novull të thyer, por edhe trajneri mik që është goditur nga kapiteni I Këlcyres, Kule. Por lidhur me këto incidente ka reaguar klubi I Këlcyres që në faqen zyrtare shprehet se ndeshja është zhvilluar brenda normave sportive. Gjithashtu klubi akuzon se ish-shefi i Devollit, Nesti Binishi ka qenë personi që ka shpërnadrë videon në media.

Këlcyra reagim

DEKLARATE ! Ne te gjitha mediat sportive po perhapet me shpejtesi lajmi sikur ne takimin e sotem Kelcyra - Maliqi eshte ushtruar dhune. Bejme me dije gjithe opinion sportiv dhe jo sportiv se eshte zhvilluar nje ndeshje brenda normave sportive. Ne min.37 futbollisti i ekipit tone, kapiteni Kule eshte larguar nga fusha e lojes pas marrjes se dy kartonave te verdhe dhe ne asnje moment nuk ka pasur perplasje me trajnerin mik Malesia. Gjithashtu dhe per demtimin e futbollistit mik XAKA i cili eshte transportuar ne spital per te marr ndihmen e shpejt, perplasja ka qene ne nje dyluftim per topin. Deshironim te sqaronim se videot e shperndara nga NESTI BINISHI ne te gjitha mediat sportive , ish shefi i klubit te Devollit vitin e kaluar, aktualisht ka marr persiper per te nxjerr Maliqin ne Kategori te Pare, jane per te justifikuar deshtimin e asaj qe kishte marr persiper ne ndeshjen e sotme ne te cilen deshtoi.Ne momentin qe ekipi jone nuk hap rruge ndaj te gjitha ekipeve pretendente aludohet kudo se ne fushen tone ka pasur dhune. NE NUK SHITEMI , AS NUK BLIHEMI !

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga