Largimi i Arbi Laçit nga Tirana ka habitur jo pak opinionin sportiv në vend. Të shumtë janë ata që kanë reaguar, të cilët në një mënyrë ose tjetër kanë mbështetur punën e bërë nga ish-drejtori i bardhebluve.
Andi Matraxhiu vlerëson maksimalisht 31-vjeçarin për kontributin e dhënë në krijimin e një skuadër solide që arriti të fitonte titullin kampion pas 11 vitesh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, menaxheri i njohur i kampionatit shqiptar i thur elozhe atij, ndërsa thumbon të tjerët që punojnë në klub duke i quajtur "furçe elektronike.
"Respekte për Arbin, njeri i punës që nuk është përfshirë me servilizma... Të tjera janë furçe, madje elektronike", shkruan Andi Matraxhiu në rrjetet sociale.

Poll