
Transferimi i Amadu Latifit, tek klubi bjellorus i Shaktjor Soligorsk ka dështuar, pasi sulmuesi ganez kishte pretendime më të larta per rrogën.
Klubet kishin arritur një akord për 150 mijë euro, por bjellorusët donin që të përgjysmonin rrogën e lojtarit, i cili nga ana e tij nuk ka pranuar.
Kështu që Latif do të kthehet në Durrës ku do të vzhdojë të jetë pika kyçe e sulmit të Teutës. Kujtojmë që ai është dhe golashënuesi më i mirë i Superiores me 9 gola në 18 ndeshje dhe ka shumë gjasa të shpallet ai si më i miri deri në fund të sezonit.
Poll