Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dështoi që në grupe në Kupën e Botës, Katar merr vendimin për trajnerin e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Dështoi që në grupe në Kupën e Botës, Katar merr

Katari ishte vendi organizator i Kupës së Botës 2022. Skuadra kombëtare la shumë për të dëshiruar në kampionatin botëror, duke mos siguruar dot asnjë pikë në fazën e grupeve. Kur jemi thuajse dy javë nga përfundimi i Kupës së Botës, me Argjentinën kampione, vendi organizator ka larguar trajneri nga drejtimi i skuadrës së Katarit.

Federata e Futbollit të Katarit ka larguar trajnerin spanjoll Felix Sanchez Bas. Një vendim i pritshëm, madje i vonuar pas zhgënjimit të të përfaqësueses aziatike, që u eliminua që në fazën e grupeve me tri humbje radhazi. Kontrata e spanjollit, në fakt, skadon këtë të shtunë, por sigurisht që drejtuesit e futbollit në Katar nuk ia kanë rinovuar.

Katari ishte përgatitur në maksimum sa i përket infrastrukturës, por la shumë të dëshiruar në fushën e blertë, duke rezultuar pa dyshim përfaqësuesja më e dobët që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga