
Migjen Basha është rikthyer sërish në skenën shqiptare. U përfol dhe në dimër apo edhe në verën e vitit të shkuar. Shtypi i shkruar raportonte se të kuqtë ishin në tratativa me ish-regjisorin e mesfushës kuqezi. Megjithatë nga klubi i Partizanit nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këto tratativa. Në këtë periudhë të nxehtë vere, nuk përjashtohet mundësia që aludimet të jenë edhe sponsorizimeve për të sistemuar futbollistë të ndryshëm.
Megjithatë në rastin e Bashës, historia është e njëjtë. Para një viti Partizani kërkonte shërbimet e tij, por transferimi i tij s'u krye. Problemet me merkaton ndryshuan krejtësisht planet e të kuqve. Një kalim i mundshëm i Bashës te Partizani do të ishte një nga goditjet e zgjuara të drejtuesve te kuq. Ilir Daja e preferon shumë stilin e një futbollisti të tillë, madje e njeh mjaft mirë pasi njësoj luan edhe Sabien Lilaj, një nga dëshirat e hershme të kryeqytetasit.