
Partizani dhe Dinamo do të luajnë mes tyre sfidën e javës së 14-të në Superiore. Kjo ndeshje do të sjellë për herë të parë një takim derbi në stadiumin “Arena e Demave”. Çfarë bie në sy është se Dinamo ka harruar si fitohet derbi në Superiore kundër të kuqve, pasi nuk ia del prej 5 prillit të vitit 2009.
14 vite kanë kaluar prej atëherë. Nga viti 2021, kur të dyja skuadrat janë ndeshur, tri ndeshje janë mbyllur barazim dhe katër janë fituar nga Partizani. Kujtojmë se ky takim fillon të hënën prej orës 17:00.
Poll