Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi me Partizanin, Hoxhallari: Është ndeshja e radhës, besojmë te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi me Partizanin, Hoxhallari: Është ndeshja e radhës,

Tirana dhe Partizani do përballen nesër në 19:45 në "Air Albania". Sfida derbi është komentuar edhe nga kapiteni i bardhebluve, Erjon Hoxhallari. Për mëngjarashin ndeshja është e radhës dhe vlen tri pikë. Kapiteni ka theksuar se tifozët do jenë një ndihmë e madhe për ta, teska dëshira është e madhe për fitore.

"Derbi? Është kundërshtari i radhës, me çdo ekip vlen tre pikë fitorja, ashtu vlen edhe me Partizanin.

Gjendja e Tiranës? Situata është normale. E kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të marrim 100%.

Normalisht që dëshira është të fitojmë, dëshira është e madhe, por nuk vlen kush shënon nesër është e rëndësishme të japim gjithçka e marrim maksimumin nga ajo ndeshje

Presioni? Jemi të qetë, jemi të përgatitur shumë qetë si të jetë sfidë tjetër, shpresojmë të mos kalojmë në eufori nesër dhe të japim maksimumin.

Tifozët? Tifozeria na motivon, sidomos në atë stadium, që është ambient i mirë, shpresoj ta kemi në favor.

Ne jemi futbollistë, jem të fokusuar te ekipi ynë, nuk më takon mua të flas për taktikën.

Ndeshja i ka të tëra rezultatet por duhet të hymë në fushë për maksimumin dhe me besim ndoshta do të arrijmë ta kalojmë këtë ndeshje", tha Hoxhallari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga