Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DERBI/ Luhen kompeticionet europiane, mësohet data kur "përplasen" PARTIZANI dhe TIRANA

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI/ Luhen kompeticionet europiane, mësohet data kur

Partizani dhe Tirana janë duke u përgatitur për javën e 14, që i vendos përballë Bylis dhe Kukësin; por të gjithë e dinë se mendja është për ndeshjen e radhës, ajo që quhet derbi. Ndeshja që për të parën herë pritet të luhet në një stadium modern dhe me tifozeri më të madhe në numër, sheh Partizanin organizator duke qenë ekipi pritës. Me interes për sportdashësit është data dhe ora e kësaj ndeshje, për të lënë mënjanë çdo aktivitet, duke u fokusuar kështu vetëm në "Air Albania Stadium".

E programuar për javën e ardhshme, axhenda e javës së 15 ende nuk është bërë zyrtare nga FSHF. Duke parë se mesjava e ardhshme kthen në fushë Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës, e vetmja ditë e mundshme është e premtja e 13 dhjetorit. Palët duhet të bien dakord, pasi edhe kompania që transmeton ndeshjen nuk dëshiron që ajo të luhet në të njëjtën ditë me ligat e rëndësishme europiane, duke përqendruar kështu të gjithë vëmendjen në kryeqytet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga