Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës, Dinamo fton tifozët me videon e kualifikimit në Kupë: Eja në stadium!

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës, Dinamo fton tifozët me videon e

Derbi, Dinamo-Tirana është supersfida e javës së 17-të të Superligës. Takimi do të luhet ditën e hënë në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45. Blutë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi vijnë në këtë ndeshje pas fitores 0-1 ndaj Kukësit dhe i kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dinamo ka postuar një video nga sfidat me Tiranën në Kupë. Blutë e kryeqytetit fituan ndeshjen 2-0, ndërsa humbën në sfidën e kthimit me rezultatin 2-0, ndërsa arritën të kualifikoheshin më pas me penallti.

“Eja në stadium”, shkruan Dinamo në postim duke ftuar të gjithë tifozët që të jenë në mbështetje të skuadrës në sfidën e ditës së hënë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga