Partizani do të luajë kundër Dinamos, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë është vendosur të zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Klubi i kuq ka lajmëruar se kjo përballje do të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalin zyrtar në “YouTube”.
Kësisoj të gjithë tifozët do të kenë mundësi të shohin këtë takim. Ndërkohë dy trajnerët, Dritan Mehmeti dhe Nevil Dede do të shohin gjendjen e futbollistëve në dispozicion.
“Dita e ditës. Partizani – Dinamo, ora 17:30. Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec. Ndeshjen do të keni mundësi ta ndiqni drejtëpërdrejtë në kanalin tonë zyrtar”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit.

Poll