Derbi, Partizani-Tirana u luajt pak ditë më parë dhe u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë. Një gol i Çinarit vendosi ndeshje duke bërë që Partizani të merrte një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Lidhur me derbin, por edhe merkaton e Tiranës ka folur edhe Ard Mema. Ish-trajneri bardheblu ka kritikuar merkaton e Tiranës, ndërsa u shpreh se Seferi nuk duhej të luante si titullar në derbi.
Derbi – Deri në minutën e 70-të e dominoi Tirana. Pastaj ndërrimet është çështje subjektive, i bëri më mirë zgjedhjet nga stoli Partizani. Sepse futi lojtarë që bënë diferencën. Tirana futi një lojtar shumë të mirë si Kuka, por duhet të dish kur ta futësh në lojë”.
Merkato e Tiranës? “Po flas për Tiranën Seferin dhe Vairinenin. Me informacion që kam, Seferi ka 3 javë pa stërvitje dhe 4-5 muaj pa luajtur. Aq minuta sa u fut Çinari, duhej të dhe SDeferi., Ka vlera, por ende ska kapur ritmin e kampionatit. Mbase trajenri Dede ka qenë i kushtëzuar. Torasa deri atë moment punoi shumë.
Ka mbivendosje Muçi-Torasa. Dede e kaloi Torasën sipër, dhe punoi si sulmues fals, por nuk dha atë rendiment. Torasa është sulmues i dytë. Përveç dy maqedonasve, të tjerët që janë sjellë, kanë përfunduar në lojtarë stoli. Po përdoren shumë të akademisë. Mund të jetë mirë për të promovuar të rinjtë, por tani nuk pret koha. Mund të kenë këta futbollistë me perspektivë, por te kipet madhore, duhet të kesh lojtarë të gatshëm në stol”, u shpreh Mema.