• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
VENDI
SUPERIORE

“Derbi është tjetër nivel”, Tedi CARA: Kombëtarja motivim, futbollist prej Kaka

February 23, 2021 SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
“Derbi është tjetër nivel”, Tedi CARA: Kombëtarja motivim, futbollist prej Kaka
SUPERIORE

Numri 22 i Partizanit, sulmuesi Tedi Cara është tashmë pjesë e “arenës së gjigandëve”. Në derbin kundër Tiranës, ai tregoi forcë dhe karakter, jo të zakonshëm për një 20 vjeçar. Pjesë e Kombëtareve të moshave, ai ende nuk e ka marrë ftesën nga Kombëtarja A, të cilën shpreson që ta marrë sa më shpejt. Përveç se ndiqte ndeshjet e idhullit të tij, Rikardo Kaka, si i çmendur në televizor, futbollin e praktikonte në lagje, me shokët e tij.

Prindërit besuan te talenti i tij dhe fillimisht e regjistruan të stërvitej me klubin e Besës së Kavajës, ndërsa Cara ia shpërbleu duke u bërë pjesë e klubit kryeqytetas të Partizanit. Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar”, ai tregon se dashuria për futbollin e ka bërë të sakrifikojë shkollën. Të mbajë veshur fanellën e Kombëtares, edhe pse jo ende nën urdhrat e trajnerit Reja, e konsideron si vlerësim të madh dhe tregon se ruan marrëdhënie të mira me çdo staf të ekipeve kombëtare që ai është grumbulluar dhe ka luajtur.

Ecurinë dhe objektivat me klubin, momentin më të lumtur të karrierës së tij, të cilin ai thotë se e ka ende të freskët, e ardhmja me Kombëtaren dhe synimet, i kuqi i Partizanit dhe djaloshi kuqezi i Shqipërisë, i rrëfen në intervistën më poshtë.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Si fëmijët e tjerë, edhe unë kisha shumë dëshirë të luaja futboll dhe në fillim luanim me shokët në lagje çdo pasdite kur ktheheshim nga shkolla. Më pas, filluam të shkonim shpesh në kalçeto. Mua më pëlqente shumë të luaja dhe prindërit e mi e panë që unë kisha talent dhe luaja me dëshirë dhe me pasion të madh. Kështu, ata vendosën të më lejonin që të filloja stërvitjen me ekipin e Besës, ku shkoja çdo ditë. I jam vërtetë falënderues atyre, sepse besuan tek aftësitë e mia dhe më lejuan që unë të ndiqja pasionin tim.

– Je pjesë e Kombëtares se moshave. Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në ekipin kuqezi?

– Fillimisht dua të theksoj që ndihem vërtetë i vlerësuar që e kam veshur këtë fanellë në çdo grup-moshë të Kombëtares dhe është një motivim shumë i madh. Me çdo trajner, me stafet e ekipeve kombëtare, me djemtë, kam pasur një marrëdhënie vërtetë shumë të mirë dhe vazhdoj të kem një marrëdhënie shumë të mirë.

– Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Deri tani jam shumë i kënaqur. Me Partizanin jemi në rrugën e duhur, kjo edhe falë punës së të gjithëve dhe harmonisë që kemi në grup. Kemi një objektiv, që është titulli kampion dhe besoj që me këtë grup të mirë që kemi, deri në fund të sezonit do ta arrijmë këtë objektiv.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (debutimi me ekipin kombëtar te moshave)

– Shumë i lumtur realisht sepse gjithmonë e kam pasur ëndërr që një ditë të isha pjesë e Kombëtares. Tani dëshira ime e madhe është të debutoj me Kombëtaren e madhe, pasi normalisht është ndjesi tjetër. Në debutim e nisa mirë, duke fituar një ndeshje miqësore.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë? 

– Kjo grup-moshë ka shumë lojtarë cilësorë që mund të bëjë shumë mirë. Objektivi ynë është të kualifikohemi dhe të ecim përpara. Në kualifikueset e kaluara kishim mundësi kualifikimi por nuk ia dolëm, pavarësisht se kemi treguar karakter dhe jemi përmirësuar shumë në lojë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin.

– E kam ende të freskët momentin më të lumtur në jetën time, që ka të bëjë me derbin kundër Tiranës, ndeshje që e fituam me rezultatin 1-0. Kam pasur shumë dëshirë të luaj një derbi dhe përveç kënaqësisë që mora që u aktivizova në lojë, arritëm edhe të fitonim.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Kur isha i vogël nuk kam shkuar shpesh në shkollë, pasi shkoja në stërvitje, por edhe shumë gjëra të tjera që i kam lënë pasi i jam përkushtuar shumë futbollit.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im është që të marr ftesën e Kombëtares A dhe të luaj në një ekip jashtë vendit.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Kur kam qenë i vogël, kam pasur idhull Rikardo Kaka dhe prej tij kam nisur ta ndjek futbollin si i çmendur. Edhe tani që jam te klubi i Partizanit, kam marrë numrin që ai ka pasur tek ekipi i Milanit, numrin 22.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Coronavirusi tremb SERIA A, klubi i njohur italian pezullon stërvitjen
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Përballje "zjarri" në arenën europiane, sa shumë "yje" zbresin sonte në fushë

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, pezullohet lojtari që goditi kundërshtarin
March 2, 2021

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, pezullohet lojtari që goditi kundërshtarin

ZYRTARE/ Ish-trajneri i TIRANËS merr drejtimin e DINAMOS, klubi kryeqytetas prezanton teknikun e njohur
March 2, 2021

ZYRTARE/ Ish-trajneri i TIRANËS merr drejtimin e DINAMOS, klubi kryeqytetas prezanton teknikun e njohur

"Çdo ndeshje është si finale", Memelli për abitrimin: Nuk kthejmë dot asgjë prapa
March 2, 2021

"Çdo ndeshje është si finale", Memelli për abitrimin: Nuk kthejmë dot asgjë prapa

Tifozi shkodran po lufton me jetën, Gurishta dhe Hoxhaj hapin portofolin, veprimi fisnik i dy lojtarëve të Vllaznisë
March 2, 2021

Tifozi shkodran po lufton me jetën, Gurishta dhe Hoxhaj hapin portofolin, veprimi fisnik i dy lojtarëve të Vllaznisë

Ndaj LAÇIT e nisi nga stoli, Ilir DAJA vendos për Jasir ASANIN
March 2, 2021

Ndaj LAÇIT e nisi nga stoli, Ilir DAJA vendos për Jasir ASANIN

"Klubi i Erzenit po përdoret për vota", shijakasit i përgjigjen Artan HOXHËS: Tentativë idiote për të hedhur baltë, mos u merr me futbollin
March 2, 2021

"Klubi i Erzenit po përdoret për vota", shijakasit i përgjigjen Artan HOXHËS: Tentativë idiote për të hedhur baltë, mos u merr me futbollin

Lajmet e fundit

___

Mar 2 8:27 PM
BOTA

Lojtari lë nxehmjen në mes, Pirlo humbet titullarin pak minuta para Spezias

Mar 2 8:04 PM
BOTA

“Mund të them shumë gjëra, por po i mbaj për vete”, Tare: I respektuam rregullat, pritëm 45 minuta

Mar 2 7:45 PM
BOTA

FORMACIONET/ Pirlo “nuk i zë besë” Spezias, Ronaldo & Co sfidojnë ekipin e Ismajlit

Mar 2 7:37 PM
BOTA

Ish lojtari i Kombëtares kuqezi feston në Bjellorusi, ruleta e penalltive u jep Kupën

Mar 2 7:15 PM
BOTA

Probleme në mbrojtje, Manchester United “peshkon” në Spanjë

Mar 2 6:45 PM
BOTA

1 mungesë ndaj “Ujqërve”, Guardiola ka gati “artilerinë e rëndë”

Mar 2 6:36 PM
KRYESORE

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, pezullohet lojtari që goditi kundërshtarin

Mar 2 6:10 PM
BOTA

Ibra lë pas sherrin me Lukakun, e fton në Sanremo: Eksperiencë e bukur, eja ta shijojmë

Mar 2 6:01 PM
VENDI

ZYRTARE/ Ish-trajneri i TIRANËS merr drejtimin e DINAMOS, klubi kryeqytetas prezanton teknikun e njohur

Mar 2 5:44 PM
VENDI

“Çdo ndeshje është si finale”, Memelli për abitrimin: Nuk kthejmë dot asgjë prapa

Mar 2 5:26 PM
FACENEWS

Tifozi shkodran po lufton me jetën, Gurishta dhe Hoxhaj hapin portofolin, veprimi fisnik i dy lojtarëve të Vllaznisë

Mar 2 5:19 PM
BOTA

“Ronaldo Fenomeni është më i miri i gjitha kohërave”, BROJA “hap sirtarin”: Dua të tejkaloj Drogba-në

Mar 2 5:03 PM
KOMBETARJA

FOTO/ Në dhjetor u shndërrua në moçal, ndryshon tërësisht fusha e stadiumit “Air Albania””

Mar 2 4:59 PM
BOTA

Nuk ka TURN-OVER, Pirlo skicon titullarët

Mar 2 4:45 PM
FACENEWS

U nda nga jeta ish-lojtari dhe ish-trajneri i njohur, Armand DUKA mesazh ngushëllimi

Mar 2 4:15 PM
SPORTMIX

Akti i dytë për Vllazninë, shkodranët duan triumfin ndaj Eagles (BASKETBOLL- MESHKUJ)

Mar 2 3:59 PM
KRYESORE

Ndaj LAÇIT e nisi nga stoli, Ilir DAJA vendos për Jasir ASANIN

Mar 2 3:42 PM
BOTA

U godit nga tensioni i lartë, klubi i SERIA A jep lajmin për lojtarin 18-vjeçar

Mar 2 3:29 PM
VENDI

“Klubi i Erzenit po përdoret për vota”, shijakasit i përgjigjen Artan HOXHËS: Tentativë idiote për të hedhur baltë, mos u merr me futbollin

Mar 2 3:05 PM
VENDI

Një javë nga ankandi i Vllaznisë, ish-presidenti Valter Fushaj ankesë zyrtare për privatizimin e klubit (DOKUMENTACIONI)

Mar 2 2:21 PM
SPORTMIX

FOTO/ Simbol kundër racizmit, Mercedes prezanton makinën e re për Formula 1

Mar 2 2:06 PM
KRYESORE

EKSKLUZIVE/ Nga TEUTA në Seria A, talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë

Mar 2 1:48 PM
BOTA

ZYRTARE/ “Plas” Covid-19 në Serie A, shtyhet ndeshja e planifikuar për sot në mbrëmje

Mar 2 1:37 PM
BOTA

Dëshirë e trajnerit, një shqiptar kapiten në skuadrën e Taulant Xhakës

Mar 2 1:17 PM
FACENEWS

FOTO/ U largua nga TIRANA me trofeun e kampionit, Arbi LAÇI në Nigeri me mision të qartë

Mar 2 1:09 PM
FACENEWS

“Ai dhe im bir janë si dy shokë”, Çiljeta tregon marrëdhënien me portierin e Partizanit: Zakon nga Albani? Hedhin çorapet sa andej-këndej

Mar 2 12:53 PM
KRYESORE

“Finalja” me Laçin, Mirel Josa tregon mungesat e Kukësit: Golat nuk varen nga sulmuesit, vlerësim maksimal për kurbinasit

Mar 2 12:39 PM
VENDI

VIDEO/ I shënuan 5 gola Tiranës, perla e javës me akrobaci vjen nga Bylis

Mar 2 12:20 PM
BOTA

Tre dekada me një sponsor, kriza e Inter nis nga Pirelli, vendim drastik për zikaltërit

Mar 2 12:02 PM
KRYESORE

“Të përqëndrohemi te ndeshjet tona”, Ilir DAJA kritikon lojtarët: Afrimet e janarit s’na kanë ndihmuar shumë

Mar 2 11:54 AM
VENDI

Dhuna ndaj të dashurës dhe arresti me burg, Gjykata e Tiranës vendos masën për ish-sulmuesin e Partizanit, Theophilius Solomon

Mar 2 11:46 AM
VENDI

Sherri me Da Silvën dhe ecuria e Vllaznisë, Zogovic: Gabova te goli, me brazilianin fola në dhomat e zhveshjes

Mar 2 11:32 AM
KRYESORE

Ndeshja me Bylis, Orges Shehi mban Tiranën me këmbë në tokë: Kemi katër mungesa, ekipi nuk është në 100 përqind

Mar 2 11:13 AM
KRYESORE

Ndeshja me Teutën dhe forma e dobët e Vllaznisë, DJARMATI: Të dalim sa më parë nga kriza, aleancat i ka në dorë FSHF-ja

Mar 2 10:50 AM
BOTA

Një shqiptar trazon ujërat, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin e 5 këtë sezon

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P