
Gjendja e stadiumit "Tomori" është skandaloze, disa foto të postuara nga vetë faqja zyrtare e tifozëve të klubit tregojnë degradimin total të këtij impianti deri në atë gjendje sa vetëm stadium nuk mund të quhet.
Ne një prej faqeve që menaxhohet nga tifozët e Tomorit janë postuar disa foto, ku shihet qartë rrënimi i këtij të fundit. Në fotot e postuara shihet se si ka qenë ky stadium dhe në çgjendje është katandisur së fundmi.
Një thirrje e drejtpërdrejtë është bërë për presidentin e klubit, Pertit Sina, të cilit i kërkohet të ndërhyjë, pasi gjendja është aq e mjerueshme, saqë vetëm ndeshje nuk mund të luhet për shkak të baltës së madhe që ka mbuluar fushën. Një gjendje e tillë vazhdon prej kohës, pavarësisht kërkesave të panumurta që janë bërë në drejtim drejtuesve të klubit, të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë për rregullimin e situatës.
[gallery columns="1" size="full" ids="75513,75514,75515,75516,75517"]