Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dënohen lojtarët e Partizanit, asnjë ditë pushim pas bullgarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Dënohen lojtarët e Partizanit, asnjë ditë pushim pas

Humbja e djeshme kundër Botev Plovdivit nuk është pritur mirë nga tifozët, por as nga drejtuesit e Partizanit. Tre gola të pësuar në shtëpi ia bëjnë tejet të vështirë kualifikimin ultrasve të kuq. Për këtë trajneri Starova ka ndëshkuar lojtarët e tij, duke mos i lënë asnjë ditë pushim. Përmes një njoftimi të postuar në uebsajtin zyrtar, klubi i Partizanit bënte me dije:

" Ekipi nuk ka ndalur përgatitjet në kuadër të takimit të kthimit ndaj Botev Plovdiv në program në datën 6 korrik ora 21:00. Seanca e sotme është zhvilluar në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan paradite në orën 10:00. Për titullarët është aplikuar një program i diferencuar, ndërsa pjesa e tjetër e grupit të lojtarëve ka kryer normalisht seancën e sotme. Deri në mometin që do ti drejtohet Bullgarisë, skuadra do të qëndroj e grumbuluar edhe do të vijoj përgatitjet në Tiranë", përfundon njoftimi i 15-herë kampionëve të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga