Pas përjashtimit 10 vjeçar nga Kupat e Europës të Skënderbeut, mediat turke kanë shpërthyer ndaj ekipit bardhekuq.
"Milliyet.com.tr" ka shkruar se për faj të Skënderbeut, Beshiktashi nuk e kaloi fazën e grupeve të Europa Leagues në vitin 2015-2016. Në atë vit, Beshiktashi ishte në grup bashkë me Skënderbeun, Lokomotivën dhe Sportingun e Lisbonës dhe u renditën në vendin e tretë.
"Në sezonin 2015-2016, Beshiktashi, Skënderbeu, Lokomotiva dhe Sportingu ishin në një grup. Dy ndeshjet e fundit që luajti Skënderbeu, ishin të përaktuara, duke vendosur fatin e renditjes së grupit, paraprakisht", thuhet ndër të tjera në materialin
"Milliyet.com.tr".
Kujtojmë që dënimi i dhënë ndaj Skënderbeut nga UEFA, është më i rëndi i dhënë ndonjëherë/Newsport.al