
Erando Karabeci ka pësuar një dëmtim të rëndë mbrëmjen e djeshme pas kthimit nga Turqia. Kapiteni bardheblu është aksidentuar në kabinën e dushit, duke rënë pa ndjenja. Ndërkohë familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku mesfushori i Tiranës ka marrë 20 të qepura në kofshën e tij.
Por, ky dëmtim i papritur ka sjellë probleme edhe për organikën e 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Trajneri Josa tashmë duhet t'i bëjë llogaritë pa Karabecin, të cilit i duhet një periudhë riaftësimi prej 2 muajsh.
Poll