
Gaz Demi, presidenti i Partizanit ka qenë i pranishëm në stadium "Groupama Arena" në Budapest. Me t'u mbyllur i gjithë takimi, numri një i klubit të kuq ka zbritur në dhomat e zhveshjes, duke uruar dhe falënderuar lojtarët për këtë triumf të tyre. Demi është shfaqur tepër i lumtur duke i thënë që me atë ndeshje, ata kishin bërë krenarë jo vetëm tifozët e kuq, por gjithë Shqipërinë.
"Ju lumtë! Keni bërë një ndeshje shumë të mirë dhe sot e merituat kualifikimin. Sot nuk keni luajtur vetëm për Partizanin, por keni bërë krenarë të gjithë shqiptarët", ka përfunduar kreu i presidencës së kuqe.
Ditën e djeshme lojtarët janë kthyer në Shqipëri duke u lënë pushim nga tekniku Sormani. Sot do t'i rikthehen përgatitjeve për ndeshjen e së martës kundër Salzburgut, por është pikërisht dita e sotme ku pritet të shpërndahet edhe premioja e premtuar nga presidenti Demi.