Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Dëm i vështirë për t'u rikuperuar", Armand DUKA: Ligjet aktuale e dëmtojnë futbollin (Stadiumi i ri në JUG)

Shkruar nga NEWSPORT
"Dëm i vështirë për t'u rikuperuar", Armand

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për Scan Tv, teksa është ndalur në shumë problematika që bota e futbollit po kalon në kohën e Covid-19. Numri një i instituicionit të futbollit tregon sesi ka ndikuar pandemia te gara, raportet me Qeverinë dhe ndihma për klubet, ndërsa rrëfen planin për ndërtimin e një stadiumi të ri në jug të vendit.

"Jam i kënaqur që kjo periudhë pandemie po kalon. Për zhvillimin e futbollit janë faktor politikat shtetërore, jo vetëm të Federatës. Është e pamundur ndryshe. Pse jo futbollit të jetë një degë e rëndësishme e ekonomisë, Shqipëria i ka të gjitha kushtet. Kombëtarja është gjëja më e mirë që kanë prekur shqiptarët.

Është prekur ekonomikisht, sportivisht, nga të gjitha drejtimet. Një dëm që është i vështirë për t’u rikuperuar, ndryshe nga fushat e tjera të jetës. Rikthimi në shtator uroj që të marrë formën e para pandemisë dhe e nisim me Nations League që kemi pretendimet tona për të dalë të parët në grup.

Kemi paguar gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit e klubeve sportive, që nuk kanë të ardhura të tjera, me 2 paga mujore. Ka qenë një ndihmë për një pjesë të madhe. Një shenjë solidariteti për komunitetin e futbollit. Duhet të mbulohej nga buxheti i shtetit. Ka qenë një vështirësi financiare. Do të detyrohemi të marrim hua nga banka dhe ta paguajmë në vitet e ardhshme. Ligjet aktuale nuk e bëjnë lehtësisht rentabël futbollin. Futbolli duhet të mbajë veten dhe nuk duhet të krijojë gropa të zeza.

FSHF ka investuar goxha për infrastrukturën sportive. Fusha stërvitje dhe stadiume, në disa në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Qeveria vendore duhet të mbështesë më shumë, ndryshimin e infrastrukturës. Nuk janë prekur buxhetet e investimeve. Projektet do të vazhdojnë.

Jemi munduar që në bashkëpunim me qeverinë të mbështesim në ndërtimin e stadiumin. Nuk është detyrë e FSHF-së që të ndërtojnë stadiume, është detyra e klubeve. Kemi bashkëpunuar ku kemi mundësi. Kemi një marrëveshje me bashkinë e Fierit, për të bërë një financim në pjesë të barabarta.

Duhet të jetë pjesë e një strategjie shtetërore edhe Kombëtare. Është një nga gjërat më të mira që kanë prekur shqiptarët, mos harrojmë Europianin. U ndërprenë të gjitha aktivitetet. Uroj që lojtarët të rimarrin formën e para pandemisë", tregoi Duka.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga