
Kastrioti-Laçi është një nga dy sfidat e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Ndeshja e vlefshme për javën e 6-të do të luhet në stadiumin e Kamzës dhe do të starojë në orën 13:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Te Laçi do të debutojë trajneri i ri Sero Noka që për këtë ndeshja ka bërë disa ndryshime duke rikthyer Malotën nga minuta e parë. Te Kastrioti, Ndreu nuk ka preferuar të ndryshojë shumë, ndërsa mesfushori Basha ia ka dalë të jetë titullar për këtë ndeshje pasi ishte në dyshim për shkak dëmtimi.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Prodani; Mëllugja, Onanuga; Basha, Greca, Çela, Ajazi.
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Ignatoviç, Ziko; Shehu, Lushkja, Deliu; Velija, Mazrekaj, Gouindo.