Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Debutoi në kampionatin shqiptar, "maestroja" i KUKËSIT u bën premtim skuadrës dhe tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi në kampionatin shqiptar, "maestroja" i KUKËSIT u

Futbollisti më i ri i Kukësit Valdet Rama ndihet shumë i lumtur për debutimin me fanelën e verilindorëve në takimin e sotëm ndaj Apolonisë (2-0, 3-2 në total) në sfidën ku nënkampionët e Shqipërisë u kualifikuan në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë theksoi se është në formë të mirë fizike dhe se do edhe pak kohë të përshtatet me ritmin e lojës së ekipit.

"Ishte kënaqësi që e fituam këtë ndeshje të rëndësishme, ndaj rëndësi ka që u kualifikuam. Për mua personalisht ishte e rëndësishme që të luaja, pasi vij pas një kohe të gjatë pa minuta në këmbë. Sot luajta 45 minuta, por kam vetëm dy seanca stërvitore me skuadrën, ndaj do të më duhet pak kohë që të përshtatem dhe të arrij nivelin tim më të mirë. Jam në formë të mirë fizike, por më mungojnë vetëm ndeshjet, megjithatë kam besim se hap pas hapi do të vij duke u përmirësuar", u shpreh për "Supersport" 31-vjeçari.

Kjo ishte ndeshja e parë që is-mesfushori kuqezi luajti që prej largimit nga Yanbian Funde në shkurt të vitit të kaluar. Edhe pse ka shumë kohë pa luajtur, falë cilësive të tij në kontrollin e topit, Rama pritet t'i japë përparësi lojës së skuadrës së Cungut. Ndeshjen e ardhshme Kukësi e luan ndaj Tiranës, ku pritet se në ç'pozicion do ta nisë takimin lojtari më i ri i verilindorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga