Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Debutoi me humbje te Tirana, Nevil DEDE: Më vjen keq për çunat, Najdovski gaboi në momentet deçizive, më kanë pritur mirë te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi me humbje te Tirana, Nevil DEDE: Më vjen keq për çunat,

Vllaznia ka mundur në limite Tiranën 3-2. Do të ishte një ndeshje emocionuese në "Loro Boriçi", duke dhuruar pesë gola. Tetë kartona të verdhë, dyluftime, penallti dhe protesta. Klasikja e Shqipërisë I ka dhuruar të gjitha, teksa në fund ka trimfuar Vllaznia.

Ka qenë Marku që ka kaluar Vllazninë në avantazh në minutën e 28 me penallti, teksa me nisjen e së dytës ka barazuar Muçi. Pas tre minutash sërish Marku do kalonte në avantazh vendasit, teksa Sasraku barazoi në të 63. Duhej sekonda e fundit, me Dungën që I jep tri pikë Vllaznisë.

Pas ndeshjes, për Gol pas Goli trajneri i Tiranës, Nevil Dede tha:

Çfarë ndjesie ka goli I pësuar në fund? E rëndësishme është që ekipi reagoi edhe tregoi karakter. Nuk duhet të pësonim një gol të tillë. Më erdhi keq sesi zhvilluam ndeshjen. Nga tre topa të gjat6ë u krijuan situatat dhe fituan ndeshjen. Çunat reaguan pas çdo gabimi dhe çdo pësimi goli.

Çfarë duhet të ndryshoni ? Kemi bërë gabime dhe në futboll ndodhin. Linja e mbrojtjes e mbajti mirë kundërshtarin pas 25 minutave të para. Një nga momentet e tyre të forta ishte mbajtja e topit. Pavarësisht se kemi mungesa reagum, sepse brenda kemi cilësi dhe kjo më ngroh. Ky është realiteti, jemi në fillim të kampionatit dhe kemi kohë për përmirësim.

Më agresiv si individ në fushë, kishte mosharmoni në mbrojtje? Koha ka qenë e shkurtër dhe disa lojtarë I kemi pasur në ekipet kombëtare. Dy seanca kemi qenë bashkë të gjithë. Kemi ounuar gjatë javës me disa situata për kundërshtarin që kishim. Nuk e filluam mirë, kjo ishte një nga pikat kyçe paçka se më vonë reagam mirë. Në gabime është e rëndësishme të japësh kurajo për lojtarët.

Vangjeli ka moshën mbi shpatulla, Hoxhallari nuk ishte, Najdovski u improvizua. A do kërkosh ndryshime në janar? E vërtetë. Do thoja që të gjithë lojtarët e gatshëm kanë qenë në fushë ose stol. Që ka përshtatje ka. Najdovskin e shihja si qendërmbrojtës por sot nuk luajti mirë në momentet deçizive, paçka se unë I jap notë kaluese. Hoxhallari mund të bëjë mirë qendrën, sot nuk doja të rrezikoja me të. Vangjeli ka një shpirt të admirueshëm, edhe pse mosha bën të sajën. Ritmi në nisjen e ndeshjes na ndikoi. Detyra e trajnerit është mos komentojë sesi e mora skuadrën unë dhe të përmirësojë ekipin duke gjetur pozicionet.

Në ç'gjendje e keni gjetur skuadrën? E rëndësishme të rikuperojmë Torassën. Të hënë besoj do jetë më ne. Hoxhallari dhe Toshevski bashkë me Çelhaken do kthehen dhe kjo është e rëndësishme.

Ish kapiten, ish trajner. Tirana shkarkon trajnerin rekordmen. Ja vlen lëvizja juaj në stolin e Tiranës? Isha komod te U19. Ky është profesioni jonë. E pranova këtë punë me një vision të largët, kontrata është 2 vjeçare. Kobinah u largua për financat dhe politikat e klubit sepse nuk ndihej mirë në Shqipëri. Komplimente Egbosë. Mosha e lojtarëve është e re dhe do ndërthurim në fushë cilësitë. T'I bëjmë lojtarët funksionalë dhe shumë shpejt besoj do vijnë rezultatet.

Si u prite në ekip? Klima ishte pozitive. Kam gjetur miqtë e mij si Osmani, Muka e Halili. Lojtarët e vegjël te Akademia e Tiranës ishin atje. Vangjelin e kam pasur në Kombëtare. Më vjen keq për djemtë më shumë sot, klima është e mirë. Tirona më priti mirë dhe unë u ndjeva mirë. Jam kthyer diku ku I njoh dhe më njohin mirë. Lodhjet dhe streset tona duhet për të kënaqur tifozët. Gyamfi? Është I vetëdijshëm dhe nuk është serioze. U bëmë merak sepse momenti I parë ishte I frikshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga