
Luftëtari arriti të merrte një fitore të rëndësishme në javën e 20-të në Kategorinë Superiore. Një fitore në debutim për Julian Ahmataj që mori drejtimin e skuadrës pak ditë më parë. Në prononcimin e tij pas ndeshjes për "Gol pas Goli" trajneri i Luftëtarit u shpreh i kënaqur për paraqitjet e skuadrës dhe se duhet ende punë për të siguaruar mbijetesën.
"Unë nuk kam bërë asgjë për aq pak ditë që kisha në dispozicion. Kam vënë lojtarët në pozita pune dhe sot pashë lojtarët u përgjigjen mjaft mirë në fushën e lojës. Rezultatet do të jenë në varësi të asaj që do të japim në fushën. Ajo që më bëri të merrja drejtimin e skuadrës është boshti i lojtarëve dhe janë lojtarë të rëndësishme, mungesa ka, por është e rëndësishme që lojtarët janë të vetdijshëm për situatën dhe duhet vazhdimësi. Ndeshja e sotme nuk tregon asgjë pasi duhet ende punë. Lojtarët e rinjë ndjekin më të vjetrit dhe punohet me seriozitet.
Kemi përdoruru disa skemi të ndryshme në sfidën e sotme. Dyshja e krahut të majtë janë shumë të mirë në fazën ofenzive dhe e kanë ndihmuar skuadrën për të dal para.
Kam gjetë një klub të organizuar, pavarsisht situatës së krijuar. Nga ana financiare nuk më takon mua të flas pasi unë jam trajner. Diferenca me ekipet e tjera është boshti i skuadrës që Luftëtari e ka. Gjëja që më kënaqur është që kemi në skuadër lojtarë të rinjë që janë stërvitur mirë" përfundoi Ahmataj.