
Dortmund vijon të ndjekë talente dhe t'i rrëmbejë ata. Pas Haaland, verdhezinjtë kanë "fiksuar" sulmuesin 17 vjeçar të Spartës së Pragës, Adam Hlozek. Lajmi është bërë i ditur nga Bild, e të reja të tjera priten në verë. Duke qënë se jemi larg, shifrat e transferimit nuk dihen akoma. Pas Hlozek është edhe një skuadër tjetër gjermane, Leipzig. Gjithsesi, vështirë se këta të fundit mund t'i bëjnë konkurrencë Dortmundit.
Hlozek ka shënuar 5 gola e ka realizuar 8 assiste, në 26 paraqitje totale. Ai është vetëm 17 vjeçar, e shifrat janë të kënqashme. Një kalim në Gjermani do ishte si një "trampolinë" në karrierë. Sparta Prague vazhdon të besojë te filozofia e saj, ku talentët më të mirë i shet për një çmim të "kripur".