
Victor da Silva la fushën e lojës ndaj Tiranës pas vetëm 22 minutash. Pavarësisht se ishte dëmtuar dhe trajneri i Vllaznisë, Brdariç preferoi ta zëvendësonte, sulmuesi i njohur i shkodranëve nuk u pajtua asessi me këtë vendim, duke e ekzagjëruar me fjalë fyese.
27 vjeçari ka dhënë një intervistë për Shkodra Sport, ku i ka kërkuar falje të gjithëve për sjelljen e bërë dhe ka premtuar se diçka e tillë nuk do përsëritet më.
Victor da Silva ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon, ku ka gjetur rrugën e rrjetës 4 herë. Në sezonin e tij të dytë me këtë fanellë, ai është një pjesë e rëndësishme e organikës së pasur që ka trajneri Brdariç.
Poll