Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Cungu u largua nga Laçi, bardhezinjtë zbresin menjëherë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Cungu u largua nga Laçi, bardhezinjtë zbresin menjëherë

Skuadra e Laçit ka zbritur në fushë menjëherë pas humbjes kundër Kukësit 1-0. Sot, u bë me dije se trajneri Armando Cungu është larguar nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë presidenca bardhezi kërkon menjëherë kthesën në fundjavë kundër Apolonisë. Kurbinasit do të presin në shtëpi fierakët që do të shkojnë në atë sfidë pas humbjes 3-0 ndaj Partizanit.

Atmosfera në skuadër s'është aspak pozitive pasi në katër ndeshje janë grumbulluar vetëm 4 pikë. Edhe pse merkato u bë me futbollistë mjaft cilësore, ende puna e bërë nga drejtuesit në verë s'ka dhënë frytet e saj. Pritet me interes të shihet se kush do të jetë pasuesi i Armando Cungut teksa në qarkullim janë shumë emra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga