
Nesër, Vllaznia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Trajneri i skuadrës shkodrane, Armando Cungu ka "projektuar" formacionin titullar që do të hedhë në fushë. Objektivi i tyre në këtë ndeshje është fitorja, teksa në skuadër të gjithë janë optimistë. Kuqeblutë do të zhvillojnë sot edhe seancën e fundit stërvitore, për t'u përballur më pas nesër në orën 17:00 në "Loro Boriçi". Gjasat janë që në fushë të zbresë ky formacion:
Agoviç
Gocaj - Cicmil - Bicaj - Marku
Krymi - Tafili - Vajzer - Kalaja
Çinari - Shtubina
Poll